Sot shqyrtohen kandidaturat për zgjedhje/ Nis mbledhja e Kryesisë së PD, ja përse mungon Lulzim Basha

May 23, 2021 | 18:17
SHPËRNDAJE

Ka nisur sot rreth orës 18:00 mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në rend të ditës është shqyrtimi dhe më pas miratimi i kandidatëve që do të garojnë për kreun e partisë.

pd90

Gazetari i “Panorama” Mariglen Kume mëson se në këtë mbledhje nuk merr pjesë kryedemokrati Lulzim Basha pasi e konsideron konflikt interesi.

Kryedemokrati ka autorizuar dy nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Gazmend Bardhi për të drejtuar mbledhjen e sotme.

Lulzim Basha dorëzoi pasditen e të premtes formularin e rikandidimit të tij për kreun e Partisë Demokratike.

Në total, në kampin blu janë nëntë kandidatë që do të garojnë për të marrë drejtimin e partisë pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike do të zhvillohen në 13 qershor sipas parimit “një anëtar një votë”.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/