Sot, shansi i Bashës për të fituar një fanellë titullari te Bari

Sep 20, 2016 | 11:38
SHPËRNDAJE

Migjen Basha do të kthehet përsëri si titullar në radhët e Barit, ku ka ndjekur nga pankina apo tribuna të gjitha ndeshjet e fundit. Vonesa në përgatitjen fizike në krahasim me shokët e skuadrës ka bërë që mesfushori i përfaqësueses shqiptare, i cili pritej të ishte protagonist me ekipin italian në Serinë B, të kthehej në një spektator në javët e para të kampionatit.

Basha ne stervitje me Barin

basha bari

Pas një programi stërvitor specifik të personalizuar të javëve të fundit, duket se mesfushori është gati dhe trajneri Stelone ka bërë të ditur se sot ai do të jetë mes titullarëve në fushën e lojës ndaj Ternanës. Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Barit publikoi formacionin me të cilin planifikon të luajë që nga minuta e parë dhe emri i Bashës gjendet mes 11 titullarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura