Sot seanca për shkarkimin, Presidenti Meta vijon axhendën dhe jep këtë mesazh: Një ditë kaq e bukur pranvere, shumë i lumtur që…

Jun 9, 2021 | 11:25
SHPËRNDAJE

Kuvendi diskuton këtë të mërkurë në seancë plenare çështjen e shkarkimit të kreut të shtetit dhe pritet që të ngrihen për herë të parë kartonët për të shkarkuar një President.

Por Presidenti Ilir Meta duket i pashqetësuar teksa ka vijuar me axhendën e tij në Presidencë.

Siç e ka shprehur edhe më parë, “zero shqetësim” për vendimin që mund të marrë Kuvendi, kreu i shtetit paralel me zhvillimin e seancës plenare, organizon në Presidencë një aktivitet me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”, ku do shpërndajë dhe Tituj për disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli.

“Sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”.

Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Me një postim në Instagram, kreu i shtetit e ka quajtur këtë ditë “kaq të bukur pranvere”, dhe thotë se ndihet i lumtur për aktivitetin me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”.

“Jam shumë i lumtur, që në këtë ditë kaq të bukur pranvere, të mikpres në Institucionin e Presidentit të Republikës, Ansamblin Folklorik të Dibrës “Haziz Ndreu”, që me aq përkushtim u transmeton brezave, traditat folklorike të një treve të shquar atdhetare.

Dibranët janë shembull frymëzues i pasionit për mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore kombëtare.

Pas pak, ju ftoj të gjithëve të ndiqni live, këtë aktivitet kulturor, reflektim të shpirtit artistik të jashtëzakonshëm të dibranëve. 🇦🇱”, shkruan Meta në postimin e tij në profilin zyrtar në Instagram.

© Panorama.al

Te lidhura


Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/