‘Sot qytetarët në protestë të fuqishme’- Berisha: Edi Rama arrogant mbron veten, refuzon kërkesat e qytetarëve

Aug 8, 2022 | 11:28
SHPËRNDAJE

Ish kryeministri Sali Berisha ka shprehur mbështetjen e tij për protestën e paralajmëruar këtë të hënë nga qytetarët, për tragjedinë e Himarës, pasi sot skadonte afati që i kishin vendosur kryeministrit Rama për të shkarkuar dy ministra dhe drejtorin e Policisë.

protesta te km

“Edi Rama arrogant mbron veten, Çuçin e familjes dhe Kumbaron, refuzon kerkesat e qytetarëve.

Sot qytetarët në protestë të fuqishme në orën 19:30 për largimin e Çuçit, Kumbaros dhe Nanos. Mbështetje të plotë protestës dhe kërkesave të qytetarëve. sb”, shkruan Berisha në rrjetet sociale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura