Sot protestë kundër marrëveshjes së emrit, bllokohen rrugë në Shkup

Jun 23, 2018 | 10:13
SHPËRNDAJE

Në Shkup sot do të zhvillohet një protestë kundër marrëveshjes për ndryshimin e emrit. Komunikacioni nga ora 10 pjesën qendrore të Shkupit do të ndryshohet për shkak të vendosjes së foltores para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për protestën e organizuar nga grup qytetarësh “Të rinjtë për Maqedoni”, informojnë nga Ministra e Punëve të Brendshme.

protestues

Sipas MPB-së, Sektori për siguri të komunikacionit rrugor do të kryejë ri drejtimin e komunikacionit rrugor në rrugët: udhëkryqi “Dame Gruev – Vasil Gllavinov” në drejtim të “Kryqit të Kuq” dhe nga prapa nga udhëkryqi “11 Oktomvri – Koço Racin”.

Në të njëjtën kohët, ju bënë thirrje të përmbahen nga akte të dhunshme në kohën e protestës. “Ministria e Punëve të Brendshme punon dhe respekton të drejtën për shprehjen e mendimeve kundër, por në të njëjtën kohë bëjmë thirrje deri tek qytetarët të përmbahen nga aktet e dhunshme dhe aktivitete të dhunshme për t’u ruajtur rendi publik dhe qetësia”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Në këtë protestë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe grupe të tifozëve, por edhe disa parti të vogla, që tashmë kanë rikthyer thirrjet destabilizuese në vend. (INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura