Sot, përpjekja e tretë për seancat e jashtëzakonshme

Sep 6, 2018 | 8:05
SHPËRNDAJE

Gjatë dy ditëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që ta krijojnë kuorumin për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme. Njëra e thirrur nga Qeveria, e tjetra e thirrur nga partitë opozitare në vend, shkruan Gazeta Express.

Kuvendi-iKosoves

Përpjekja e tretë për mbajtjen e seancës pritet që të bëhet sot në orën 10:00.

Kështu ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili me kërkesë të nënkryetarit të Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shala, e ka shtyrë seancën e jashtëzakonshme të opozitës për të enjten (sot) në ora 10:00. Pikë e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës për integritetin territorial të Kosovës.

Shtyrja e seancës u bë për shkak të mungesës së numrit të deputetët në sallë, për të formuar numrin e mjaftueshëm për kuorum.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli  dje tha se nuk ka kuorum për të votuar për ekipin negociator të propozuar nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

“Për këtë aryse ne duhet të mendojmë që vazhdimi i seancës të bëhet kur të kemi kuorum”, tha Veseli./GazetaExpress/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura