Spektakël golash në derbin e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana ndajnë nga një pikë (2 – 2)

May 4, 2015 | 22:28
SHPËRNDAJE

UPDATE/Partizani dhe Tirana kanë ndarë nga një pikë në derbin e luajtur mbrëmjen e së hënës në stadiumin “Qemal Stafa”. Derbi i kryeqytetit dhuroi spektakël jo vetëm për 4 golat e shënuar, por edhe për aksionet e zhvilluara nga të dyja skuadrat. 

Goli i Bakajt

Fillimisht ishte Tirana e cila kaloi në avantazh në pjesën e parë, ndërsa Partizani barazoi në minutën e 57’ me anë të Fazliut. Pak minuta më pas Partizani kalon në avantazh duke përmbysur rezultatin. Por entuziazmi i lojtarëve të Partizanit nuk zgjati pak minuta, pasi Bakaj barazoi për Tiranën 2-2.
Pjesa e parë e takimit mes Partizanit dhe Tiranës u shoqërua me tensione. Në mbyllje të ndeshjes mes Morinës dhe Rraçiç pati konfrontime në dhomat e zhveshjes. Me fillimin e pjesës së dytë, gjyqtari ballafaqoi lojtarët duke i paralajmëruar ata që rasti të mos përsëritej.  
Më herët, Tirana kaloi në avantazh me anë të Bakajt në minutën e 34’ të pjesës së parë, duke kryesuar takimin. 

Goli i Partizanit

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës nisi me tensione. Një ndërhyrje në zonë ndaj Rraçit në minutën e 05′, bëri që të ngriheshin tifozët e Tiranës duke hedhur edhe fishekzjarrë në fushë. Pas një ndërprerje të shkurtër loja rifilloi sërish. 

Minutat:

Pjesa e dytë:

92’ Lartohet Bakaj, autori i golit, ndërkohë që Partizani largon kapitenin, Xhipi. 

84’ Gol Tirana! Bakaj çon topin në rrjetë duke barazuar rezultatin për Tiranën dhe rihapur ndeshjen në minutat e fundit 

83′ Gol Partizani! Një goditje dënimi në krahun e majtë për Partizanin në një pozicion të prirët, Mesfushori gjuan dhe shënon

80′ Rrezikon Tirana, Bakaj gjuan nga 20 metra distancë duke tentuar të kapë në befasi portierin e Partizanit

71’ Ndëshkohet me karton të verdhë Kahata për ekipin e Tiranës

65′ Bakaj bllokohet gjatë një goditje në zonë, ndërsa lojtarët e Partizanit kanë shmangur rrezikun duke larguar topin

57’ Gol i Partizanit! Fasliu ka barazuar rezultatin ndaj Tiranës, duke rihapur derbin e kryeqytetit
49′ Morina kroson top në zonë për Tiranën, por aty kanë ndërhyrë mbrojtësit e Partizanit duke larguar rrezikun.

 Pjesa e parë:
44’ Dy minuta shtesë për derbin e kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës

34’ Gol i Tiranës! Elis Bakaj shënon duke kaluar ekipin e tij në avantazh
9′ Idriz Batha ndëshkohet me kartonin e parë të verdhë pas një ndërhyrje të rëndë ndaj Bakajt
26′ Rast i mirë për Partizanin, Rraçis servir në zonë, por Vila nuk arin të shënojë, duke e kaluar topin mbi traversë
23′ Një aksion i rrezikshëm nga Partizani, Bakaj ndërhyn duke shmangur rrezikun

16’ Një pasim i Morinës në zonë, por pozicioni ishte jashtë loje
11’ Rivënie anësore për Tiranën, topi rimerret nga lojtarët e Partizanit
08’, Tirana ekzekuton goditjen e parë nga këndi, topi përfundon në rivënie fundore
05’ Ndërpritet loja, Rçaçit rrëzohet në zonë, hidhen fushekjarrë në fushë
01’ Nis takimi mes Partizanit dhe Tiranës, drejton Lorenc Jemini

 ***

Derbi është pa diskutim një ndeshje unike sa i përket historisë që mbart, emocioneve që prodhon, por edhe vëmendjes që rrëmben te tifozët dhe mediat. E, megjithatë, ky i radhës mund të quhet si derbi i madhërishëm për kryeqytetin.

Moment nga njera prej ndeshjeve Partizani- Tirana

Mund të konsiderohet si i tillë sepse, nëse fiton Partizani, do të konfirmohet si padroni i kryeqytetit për këtë sezon dhe do ta vendosë Tiranën në pozita të vështira, për shkak se gjatë katër përballjeve nuk arrin të marrë asnjë fitore. Kjo pak kapërdihet në kampin bardheblu.

Por, përveçse një fitoreje morali, do të ishte edhe një fitore në planin sportiv për të kuqtë. Me tri pikë ndaj rivalëve, Partizani mund të sigurojë Europën, të jetë në pozita komode për vendin e dytë dhe gjithashtu të presë mrekullinë për shanset për titull. Nga ana tjetër, një fitore e Tiranës do të ishte gjithashtu madhështore, sepse do shkonte me moral të lartë në ndeshjen direkte me Skënderbeun.

Derbi i kryeqytetit do të zhvillohet nën masa të larta sigurie. Mësohet se Lorenc Jemini do të jetë gjyqtari kryesor i derbit kryeqytetas. Ndërsa për mbarëvajtjen e takimit priten të angazhohen mbi 300 policë. Masat e sigurisë nuk do të shtrihen vetëm në stadium, por shumë më herët.

Marshimet e të dy tifogrupeve do të jenë nën mbikëqyrjen e forcave të rendit, të cilat kanë si detyrë parësore edhe evidentimin e personave me precedentë, si dhe parandalimin e akteve të dhunshme.

Lëvizja e tifozërive do të filmohet nga forcat e rendit. Hyrja në stadium do të shoqërohet nën një kontroll të imtësishëm, duke parandaluar hyrjen e sendeve të panevojshme dhe të rrezikshme. Të pranishëm në mbarëvajtjen e derbit do të jenë edhe forca operacionale dhe të njësive speciale

 [portfolio_slideshow]


Formacionet zyrtare:

Partizani 4-2-3-1: Hoxha, Cuculi, Vrapi, Rrahmani, Fejzullahu, Trashi, Batha, Mazrekaj, Nexhipi, Vila, Raçiç.

Tirana 4-4-2: Ed.Bakaj, Taku, Muça, Curri, Karabeci, Bulku, Kërçiku, Sefa, Morina, Bakaj, Bushiç.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura