Si ka ndryshuar pasuria e Zaganjorit, KPK: Kreu i Gjykatës së Lartë ka shmangur taksat

Jul 20, 2018 | 13:36
SHPËRNDAJE

Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori perballet me procesin e vetingut. Ai zotëron një pasuri familjare me vlerë rreth 58.7 milionë lekë, ndërkohë që të ardhurat ndër vite llogariten në 99.7 milionë lekë.

zaganjori

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori eshte i pranishem pa avokat perballe Komisionit te Pavarur të Kualifikimit.

Trupi gjykues që ka kryer procesin e rivlerësimit për kreun e Gjykatës së Lartë drejtohet nga Olsi Komici, me anëtarë Roland Ilia dhe Pamela Qirko.

xhezair-zaganjori

Relatorja Pamela Qirko: ILDKPKI e ka nxjerre te paster pa probleme per pasurine. KPK kreu hetimin administrativ te sajin per verifikimin e pasurise se Zaganjorit.

Relatorja Qirko: Zaganjori ne deklaraten e vetingut 2017 ka deklaruar: apartament 297 m katrore blere ne vitin 2001 per 5.8 milione me burim shitjen e nje apartamenti tjeter. Dyqan 73 metra katrore me vlere 1.4 mln leke me te ardhura personale. Bodrum 65 metra katrore me pjese takuese 2/8 blere me te ardhura personal; zyre 15 metra katrore; apartament 81 metra katrore ne Durres blere ne vitin 2006, 32 mije dollare. Pagese e kryer ne tetor te vitit 2008, 32 mije dollare per nje firme ndertuese. Obligacione 6 mln leke. Llogari rrjedhese 382 mije leke, llogari 24 mije leke, llogari bankare 6.5 mln leke ne emer te gruas, depozite 14 mije euro ne emer te gruas, 27 mije leke ne karte krediti, llogari tjeter 799 mije leke ne emer te gruas, llogari rrjedhese 392 mije leke, llogari kursimi 376 mije leke ne emer te djalit. Llogari rrjedhese 13 mije euro te ardhura nga puna e djalit. Llogari rrjedhese 1.42 paund te ardhura nga djali. 1.6 mije euro llogari ne gjermani. 1.4 mije euro llogari tjeter ne Gjermani te djalit.

Gjetjet e KPK: apartament 293 metra katrore, subjekti ka deklaruar se burimi i financimit ka ardhur 3.9 milion leke nga shitja e apartamantit te pare dhe pjesen tieter nga te ardhurat nga qerate.

Sipas KPK, subjekti ka kryer deklarime fiktive per blerjen e apartamenteve. Ka shmangur taksat dhe ka fshehur vleren e apartamenteve.

Pasuria nr. Dy ( dyqani) subjekti ka deklaruar ne Veting se eshte blere per 1.4 mln leke me te ardhura personale dhe nga qiraja. Kjo pasuri eshte deklaruar edhe ne 2003 si biblioteke per 1.8 mln leke. Sipas KPK vlera e kesaj eshte 500 mije leke sipas kontrates se shitjes. Pra Zaganjori ka deklaruar vlera te ndryshme. Ai ka shmangur tatimet, se ne ZVRPP e ka deklaruar vleren 500 mije leke.

Ne lidhje me bodrumin Zaganjori ka deklaruar me vlere 800 mije leke me te ardhura personale dhe me qira. Edhe ne 2003 eshte deklaruar bodrum plus zyre me vlere
1.5 mln leke me burim qirane nga biblioteka. Sipas verifikimet vlera e ketij bodrumi eshte 500 mije leke sipas kontrates se bere te noteri publik. Ne lidhje me zyren me sip 15 metra katrore blere per 400 mije leke sipas deklarates se Vetingut. Ne vit 2003 eshte deklaruar ss bodrum plus zyre me vlere 1.5 mln leke. Por sipas KPK dhe kontrates se shitblerjes perseri del qe e ka blere per 500 mije leke.

KPK: nuk justifikon te ardhrat e para vitit 2003 qe ka deklaruar. S’ka asnje kontrate per keto qira. Ka mosperputhje me shpenzimet per studimet e djalit ne Londer, ato dalin me te larta sesa nga ato qe ka deklaruar.

Bashkeshortja e subjektit ka qene anetare e keshillit mbikeqyres te nje shoqerie qe me pas eshte cregjistruar ne QKR ne vitin 2009, por kjo nuk eshte deklaruar kurre prej tij.

***

Xhezair Zaganjori është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 1981 dhe që nga ajo kohë ka qenë lektor i të Drejtës Ndërkombëtare Publike, të Drejtës Europiane dhe të Drejtave të Njeriut në Fakultetin e Drejtësisë, Shkollën e Magjistraturës dhe Shkollën e Studimeve Europiane.

Në vitet 1992-1997, Zaganjori ka qenë ambasador në Gjermani. Ndërsa në vitet 1998-1999 ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë Institutit Max-Planck, për të Drejtën Ndërkombëtare dhe të Drejtën Kushtetuese në Heidelberg të Gjermanisë.

Në vitin 2003, Zaganjori është zgjedhur anëtar i Gjykatës Kushtetuese, detyrë të cilën e ka mbajtur për një dekadë. Në mars të vitit 2013 ai zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë dhe një muaj më pas emërohet kryetar i kësaj gjykate.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtarit Xhezair Zaganjori nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë zoti Zaganjori zotëronte një pasuri familjare prej 13.9 milionë lekësh në vitin 2003-kur deklaroi për herë të parë pasurinë. Sipas deklaratës fillestare, ai zotëronte një apartament banimi me sipërfaqe 200 m2 dhe 87 m2 ballkone, një bibliotekë 70 metra katrorë, një bodrum +zyrë me sipërfaqe totale 90 metra katrorë si dhe rreth 3.2 milionë lekë kursime.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare e zotit Zaganjori është rritur me katër herë, duke kapur vlerën e 58.7 milionë lekëve. Ajo përbëhet nga 40.8 milionë lekë likujditete në bankë, 16.9 milionë lekë pasuri të paluajtshme dhe 900 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare të zotit Zaganjori për periudhën deklaruese 2004-2017 kapin në total vlerën e 99.7 milionë lekëve. Rreth 60 për qind e këtyre të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni, aktivitetin akademik dhe projektet si ekspert të zotit Zaganjori përgjatë viteve. Ndërkohë, 14.3 për qind kanë si burim të ardhurat nga qeratë dhe 13.3 për qind të ardhurat nga aktiviteti privat i bashkëshortes si notere.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme sa i përket mbulimit të pasurive nga të ardhurat.

Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” një investim të vitit 2008 me vlerë 35 mijë euro dhe 1.2 milionë lekë të bashkëshortëve Zaganjori në kompaninë “2E Construction”. Ky investim përmendet sërish në vitin 2017, kur kreu i Gjykatës së Lartë deklaron se ka marrë mbrapsht nga kompania shumën 1 milionë lekë që kishte paguar për një apartament. Mbetet e paqartë marrëdhënia kontraktuale mes palëve për vlerën e mbetur të 3.2 milionë lekëve.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012 

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

/BIRN/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura