“Sot nuk do vijnë dot vaksinat që ishin parashikuar”- Balluku i drejtohet Sali Berishës: Ka një ekzaltim e lumturi të madhe të deklarojë…

Apr 7, 2021 | 13:57
SHPËRNDAJE

vaksinat rinas

Paralizimi i punës dhe i fluturimeve në Aeroportin e Rinasit për shkak të protestave të kontrollorëve ka bërë që sot të mos mbërrijnë në Shqipëri dozat e parashikuara të vaksinës anti-Covid.

Kështu u shpreh në konferencën për mediat nga Rinasi ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku.

Ne fjalën e saj, Balluku iu drejtua dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, për të cilin tha se “ka një ekzaltim e lumturi të madhe të deklarojë e të thotë si do mbyllet aerporti i vetëm iu shqiptarëve, ai i Rinasit, si s’do fluturojë asnjë person si do bllokohet gjithcka në Republikën e Shqipërisë”.

“Në fakt do thoja nuk e kuptoj por unë e kuptoj Sali Berishën se e gjitha kjo është një organizim mirëfilltë politik në një moment fushate.

Pra për shkak të fushatës elektorale dhe gjithe skemave politike që po aplikohen në këto momente sot në Aeroportin e Rinasit s’do vijnë dot vaksinat që ishin parashikuar për të vijuar vaksinimin e gjithë shqiptarëve.

Brenda fushatës elektorale për të nxirë faqen e Shqipërisë po ndod dicka tjetër po afektohet gjithë popullsia që s’duhet të ndodhë.

Nëse dikush që është sëmurë e është operuar e duhet të kthehet, s’mund të kthehet se kontrokllorët janë shumë të mërzitur se paga e tyre është vetëm 2490 dollarë.

Sot dikush që ka humbur jetën jashtë vendint e do të varroset këtu s’do vijë dot se s’do Sali Berisha i cili dhe një herë ka përdorur një gjuhë ekstremisht të ashpër duke gëzuar gjithmonë në problemet që ky vend haset”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura