Sot nisi pagesa për Rrugën e Kombit, Tomorr Alizoti: Opozita heshti, por duhej të ishte prijëse e kësaj beteje

Sep 17, 2018 | 19:09
SHPËRNDAJE

Ish- sekretar i PD për të përndjekurit politik, Tomorr Alizoti, në një postim të bërë në profilin e tij në Facebook, shkruan se “në gati 30 vjet demokraci, opozita shqiptare nuk ka qenë kurrë me e heshtur se sot”.

“Sot u legalizua nje nder vjedhjet me te medha te popullit shqiptar. Rruga e financuar teresisht nga taksat e shqiptareve, e cila u ndertua ne emer te bashkimit te kombit duhet te paguhet serish per te joshur epshet e pushtetarëve”, shkruan ai duke shtuar se sot opozita duhej të ishte prijëse e kësaj beteje.Tomorr Alizoti

Postimi i plotë:

“Ne gati 30 vjet demokraci opozita shqiptare nuk ka qene kurre me e heshtur se sot! Inekzistente! Sot u legalizua nje nder vjedhjet me te medha te popullit shqiptar. Rruga e financuar teresisht nga taksat e shqiptareve, e cila u ndertua ne emer te bashkimit te kombit duhet te paguhet serish per te joshur epshet e pushtetareve. Sot, opozita e cila ka lindur nga fryma per liri dhe nga rebelizmi ndaj se padrejtes duhej te ishte prijese e kesaj beteje!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura