“Sot në Shqipëri vijon rritja galopante ekonomike”- Zv.kryeministri: Asnjë nga mallrat kryesore të konsumit përveç karburantit nuk ka rënie kërkese

Jun 16, 2022 | 12:01
SHPËRNDAJE

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë se ekonomia shqiptare është duke vijuar trendin e rritjes galopante.

Ahmetaj theksoi se ekonomia u rimëkëmb me hapa të shpejtë gjatë vitit 2021.

“Rritja në vitin 2021 është më e madhja në rajon e dua ta them për ju e qytetarët, përkujdesja me reforma e paketat injektuese, qoftë rindërtimi, pandeminë, vaksinat që kishin efekt shëndeti dhe psikologjik te qytetarët dhe guximi i sipërmarrjes i mbështetur nga paketa e heqjes së taksave, garantimit të detyrimeve ndaj bankave e shtyrë në kohë bëri të mundur që 2021 të ishte vit galopant në rritje duke mbushur gropën e vitit 2020.

Sot në Shqipëri nuk ka ngadalësim të rritjes, vijon të jetë galopante rritja, sigurisht risqet përballë janë eminente asnjëherë duhen hequr sytë por vijon në ritme të larta”.

Duke folur për papunësinë, zv.kryeministri Ahmetaj iu referua të dhënave të tregut të punës që ka nxjerrë INSTAT.

“Pjesëmarrja e forcave të punës është rekord në 30 vite, në 72%, ka shkuar papunësia e rinisë nga 15-29 vjec në 20.7%, sërish rekord.

Dikush mund të thotë ça po e bën rozë? Jo po flas për trendin.

Papunësia ka rënë në 11.3 %, ka barazuar papunësinë në ulje të para krizave të treja, tërmeti, pandemia e kriza e invazionit rus në Ukrainë.

Kërkesa? Asnjë nga mallrat kryesore të konsumit përveç karburantit s’ka rënie, jo në vlerë që të ngatërrohemi por në sasi, të gjitha mallrat e konsumit kanë rritje nga 6-10 % e ka dhe mallra që kanë dhe më shumë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura