Sot ndeshja Shqipëri-Hungari/ I anuloi gol Ronaldos, vjen arbitri i Europianit

Sep 5, 2021 | 11:13
SHPËRNDAJE

Gjyqtari i njohur holandez, Dani Makelie, është caktuar të vendosë drejtësi në takimin që do të luhet të dielën në stadiumin “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Hungarisë me start nga ora 18:00.

Serbia vs PortugalProtesta e Ronaldos për golin e anuluar ndaj Serbisë

UEFA ia ka besuar këtë takim një prej arbitrave që gjykoi edhe në finalet e Kampionatit Europian 2020.

Ai ishte kryesor edhe në takimin gjysmëfinal të Europianit, Angli-Danimarkë, ndërsa u kritikua jo pak për një penallti të dhënë në favor të britanikëve.

makelie

Jo vetëm kaq, por holandezi ka gjykuar një ndeshje mes Serbisë dhe Portugalisë, ku në minutën e fundit i anuloi një gol të rregullt Kristiano Ronaldos.

Ndërkohë, UEFA ka vendosur në sistemin VAR në takimin që do të luhet në Elbasan një figurë të gjykimit italian, pikërisht Masimiliano Irratin, i cili është më i vlerësuari që pas përdorimit të teknologjisë.

Irrati mbahet si gjyqtari më i mirë jo vetëm në Itali, por në gjithë Europën.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura