“Sot le të fitojë Kosova!”, Presidenti Thaçi u bën apel gjithë qytetarëve

Oct 6, 2019 | 9:10
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas hapjes së vendvotimeve ka ftuar qytetarët që të dalin që të votojnë sa më shumë në zgjedhje.

thaci

Me nje mesazh ne faqen e tij ne FB, Thaci thekson se sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë qeverinë e re të Kosovës.

“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, ka shkruar Thaçi në Facebook
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura