Sot lamtumira e fundit për aktorin e madh Xhevdet Ferri, dedikimi prekës i së bijës. Ja si e quan

Jan 17, 2020 | 9:56
SHPËRNDAJE

Aktori Xhevdet Ferri u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59-vjeçare, pas një beteje gati prej dy vitesh me një sëmundje të rëndë. bora-feri

Arti dhe kultura u tronditen nga një tjetër humbje, nderkohe dhimbja perfshiu gjithe adhuruesit e artit te aktorit te dhjetera roleve te spikatur.

Nderkohe qe aktori percillet sot ne banesen e fundit, pa homazhe, e bija e tij, Bora Feri, ka ndare ne rrjetin social, nje foto bardhe e zi me te atin, me nje dedikim shume domethenes.

O CaptainMy Captain!”, shkruan Bora poshte fotos ku pozojne te dy. Thirrja eshte pjese e poemes se njohur te Walt Whitman, shkruar në 1865-ën, për kapitenin që vdes kur anija e tij ka arritur në fund të një udhëtimi mes stuhise dhe rrezikut dhe ishte dedikim per presidentin amerikan Abraham Lincoln.

Bora prej pak kohesh eshte bere nene, nderkohe qe aktori gezoi per pak kohe kenaqesin e te qenit gjysh.

feri bora

I njohur për rolet e tij protagoniste, Ferri e nisi karrierën e tij kur ishte ende student në Akademinë e Arteve, në degën e Dramës. Pas diplomimit në vitin 1982, ai mbeti si pedagog i Mjeshtërisë së Aktorit në këtë Akademi. E vazhdoi më tej karrierën akademike deri në detyrën si dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademie.

Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe në kinema për herë të fundit publiku mundi ta shikonte në filmin “Delegacioni”, me regji të Bujar Alimanit. Ka qenë i pranishëm edhe me rolet në teatër, edhe pse suksesin më të madh e arriti me filmin artistik. Ferri, përveç kontributit të çmuar si aktor, ka pasur edhe pozicione si ish-kryetar i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë (1997-1998 dhe 2005-2009) apo ish-anëtar i Këshillit Miratues të Projekteve, ku mundi të tregojë edhe një herë përkushtimin e tij, për ta çuar filmin shqiptar në një tjetër nivel.

Në vitet 1999- 2001, Ferri ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtar. Në vitin 2004 ishte një nga bashkëthemeluesit e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, duke qenë edhe kryetari i parë i kësaj shoqate. Krahas kontributit të tij të madh në fushën e artit e kulturës, Ferri ka qenë edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin Popullor në vitet e trazuara 1996-1997. Homazhet për ndarjen nga jeta të aktorit do të mbahen nesër në orën 13:00, ceremonia e përcjelljes do të jetë familjare.

PROTAGONISTI XHEVDET FERRI

Qysh në fillimet e tij, aktori Xhevdet Ferri me forcën e tij interpretuese karakteristike për role me peshë, duket se qe i destinuar për role protagoniste. Që në rolin e tij të parë kryesor, si Arjani në filmin “Skëterrë”, ai spikati, duke bërë që regjisorët ta thërrisnin për të tjera misione të filmit shqiptar. Po atë vit, Ferri interpretoi në “Vëllezër dhe shokë” me rolin e Markos, ku konfirmoi edhe një herë talentin e tij.

Roli i Agronit në “Hije që mbeten pas” pesë vite më vonë do ta konsolidonte edhe më shumë figurën e Ferrit si aktor. Për interpretimin e Gorit te filmi “Dhe vjen një ditë” do të nderohej me çmim në 1986-ën.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Palit në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

ROLET

• Delegacioni – Asllani (2018)
• Në kërkim të kujt – Prokurori (2009)
• Gjallë – Zefi (2009)
• Koha e Kometes- Babai i Anjezës(2007)
• Gjoleka, djali i Abazit- Shoferi i kamionit(2006)
• Saimir – Edmond (2004)
• Dasma e Sakos – Sako (1998)
• Loin des barbares – Refugjat(1994)
• Vitet e pritjes – Gjoni(1990)
• Treni niset në shtatë pa pesë – Martini(1988)
• Përrallë nga e kaluara – Trimi(1987)
• Dhe vjen një ditë – Gori (1986)
• Hije që mbeten pas – Agron Shkaba(1985)
• Vendimi – Sadriu (1984)
• Fushë e blertë fushë e kuqe – Petriti(1984)
• Besa e kuqe – Pali(1982)
• Era e ngrohtë e thellësive – (1982)
• Gjurmë në kaltërsi – Astriti (1981)
• Sketerre 43 – Arjani (1980)
• Vëllezër dhe shokë – Marko (1980

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura