“Sot kisha plan të isha para Parlamentit”- Ilir Meta paralajmëron: Rama të dorëhiqet! Kuvendi bën një pr.ligj “Tao Tao”, ndërsa për pagat dhe karburantin jo

Sep 22, 2022 | 21:43
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se protestat do të vazhdojnë, ndërsa kërkoi që kryeministri Rama duhet të japë dorëheqjen.

ilir meta

Meta u shpreh se “sot kishte në plan të ishte para Parlamentit”, për ka qenë i rezervuar për shkak të situatës me sulmet kibernetike.

Kreu i PL-së kritikoi edhe Kuvendin, që siç tha ai bën ligje “Tao Tao”, ndërsa pr.ligjet e cuar nga Petrit Vasili për

“Nëse unë nuk kam bërë një protestë këto ditë kam pasur parasysh edhe këtë çështje. Nuk i ndahemi parlamentit.

Unë sot kisha plan të isha para parlamentit. Parlamenti bën një pr.ligj Tao Tao, por atë që ka çuar Vasili për pagat dhe karburantin nuk e fusin.

Dorëheqjen duhet ta japë nëse ka pak përgjegjësi. Të ikë atë dhe të bëhet Niko Peleshi, ose të bëhet një tjetër. Si nuk mban përgjegjësi ky cfarë ka ndodhur këtu.

Ne jemi në luftë me këtë. E hakerojë ky i pari. Ua la ky fushën e lirë atyre. Po TIMS pa bashkëpunëtore nuk bëhej”, tha nder të tjera Meta në emisionin “Top Story” në TCH.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura