“Sot ka nisur suflerët të vendosin një tabelë”, ish-deputetja replikën me Veliajn: Lëri batutat, por trego datën kur…

Oct 27, 2020 | 20:53
SHPËRNDAJE

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi ka replikuar me kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi sipas saj në Kombinat sot është vënë tabela e projektit për rindërtim.

Floida Kerpaci

Sipas Kërpaçit, ky veprim nga Bashkia është ndërmarrë pasi e denoncoi ditën e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Po ashtu ish-deputetja i ka bërë thirrje që të lerë batutat, “por trego datën kur do të jetë gati Sami Frashëri sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë”.

Postimi i plotë:

Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës. Kujtohet për Kombinatin pasi shkon Monika Kryemadhi. Kujtohet për shkollën Sami Frashëri pasi ja përmend Monika Kryemadhi. Dje nuk kishte tabelë, sot ka nisur suflerët që ta vendosin një të tillë. Lëri batutat, por trego datën kur do të jetë gati Sami Frashëri sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura