Champions, Juventus tifon 2 me 1 ndaj Real Madridit

May 5, 2015 | 22:15
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Juventusi ka fituar 2-1 ndaj Realit të Madritit në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar dy gola kundrejt 1 të shënuar nga madrilenët.

***

Sot Juve- Real, dilemat e fundit të Alegrit dhe Ançelotit

Formacionet e mundshme kanë ndryshuar minutë pas minute gjatë ditës së djeshme, por është krijuar një ide mbi planet e dy trajnerëve. Alegri do luajë me katër mbrojtës dhe me skemën 4-3-1-2, ku fantazist do jetë Pereira. Në krah të Tevezit ka një balotazh mes Moratas dhe Jorentes, por spanjolli është më në avantazh.


Ndërkohë, Markizio, Pirlo e Vidal do përbëjnë mesfushën, me Pogbanë që nuk është stërvitur me skuadrën gjatë pasdites së djeshme. Nga ana tjetër, ndryshime të mëdha janë programuar te merengesit. Serxhio Ramos pritet ta nisë sërish si mesfushor qendre, duke qenë se ka shkëlqyer në këtë pozicion gjatë ndeshjeve të fundit. Ai ka treguar se është një shkatërrues mjaft i mirë aksionesh dhe kjo do jetë detyra kryesore ndaj bardhezinjve.

Por, risia kryesore lidhet me Garet Bejlin. Uellsiani mund të luajë si “9 fals”, duke zënë vendin e Karim Benzemasë. Francezi nuk ia ka dalë mbanë që të riaftësohet në kohë dhe nuk ka udhëtuar me ekipin në Torino. Ançeloti do hedhë në fushë një skuadër me modulin 4-3-3, ku Bejl do mbështetet prej Ronaldos dhe Hames Rodrigezit. Detyra kryesore e futbollistëve kuptohet qartë se do jetë kundërsulmi i rrufeshëm, me një ekip që do ketë kryesisht detyra mbrojtëse. Në fakt, lufta kryesore do luhet në mesfushë, pasi edhe lojtarët e repartit të avancuar kanë detyra mbrojtëse gjithashtu.

Burimi: http://www.panorama-sport.com/2015/05/balotazh-morata-jorente-bejl-sulmues-qendre/#ixzz3ZGpk0xMj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura