Sot janë të fejuar por partnerja e Calvin Harris e ka refuzuar artistin 10 vite më parë. Ja cila ishte arsyeja

May 25, 2022 | 21:02
SHPËRNDAJE

Panorama Plus/ Dj i njohur Calvin Harris është fejuar me prezantuesen Vick Hope pas vetëm pesë muajsh lidhje.

Dyshja ndezën thashethemet e fejesës kur Vick u pa duke mbajtur një unazë në gishtin e unazës të dorës së majtë në shfaqjen e luleve Chelsea më 23 maj.

DJ dhe prezantuesja televizive filluan të takoheshin në fillim të këtij viti, dhe raportohet se Harris i propozoi martesë disa javë më parë në Ibiza.

“Calvin i propozoi Vick-ut në fermën e tij Terra Masia në Ibiza”, tha një burim për Sun.

“Vick tha po menjëherë, ajo është çmendurisht e dashuruar me Calvin dhe nuk mund të ishte më e lumtur.”

Ylli i “Strictly Come Dancing “, Vick mund të jetë “çmendurisht i dashuruar” me Calvin tani, por nuk ka qenë gjithmonë kështu – prezantuesja në fakt e refuzoi Harrisin vite më parë dhe kjo për shkak të stilit të tij dhe se ajo ishte e vogël.

“Ai dukej si dukej dikur, unë isha e cekët, isha 19 vjeç dhe thashë “Jo”– u shpreh Vick.

Që kur u refuzua nga Vick për herë të parë, Harris ka kaluar në një ndryshim drastik dhe tani ai ka arritur të rrëmbejë zemrën e bukuroshes brune.

Ndërsa çifti po feston fejesën e tyre, ja gjithçka që duhet të dini për shkëlqimin e DJ-së skocez.

Në ditët e para të karrierës së tij, Calvin dukej si një person krejtësisht i ndryshëm nga DJ-i i këndshëm që njohim sot.

Albumi debutues i Calvin ‘I Created Disco’ u publikua në vitin 2007 dhe gjatë kësaj kohe ai mbajti një model flokësh  ngjyrë të errët dhe të çrregullt.

Në vitin 2009, Calvin filloi të ndryshonte pamjen e tij pasi filloi të mbante një model me flokë më të shkurtër dhe një gardërobë më të kohës.

Por vetëm disa vite më vonë, në vitin 2012, Harris mahniti fansat me pamjen e tij të transformuar, DJ filloi të mbante flokët me ngjyrë më të çelur siç ka mbajtur deri më sot dhe një trup të palestruar.

Dhe nuk ishte çudi që pamja e Calvin filloi të ndryshonte ndërsa karriera e tij filloi të ngrihej, ai u bë DJ më i paguar i vitit me Forbes duke llogaritur se ai fitoi 46 milionë dollarë (36.5 milionë £) midis majit 2012 dhe majit 2013.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura