“Sot ishim mendjelehtë”, Edi Reja: Jam i zhgënjyer nga ky rezultat, nuk jam i kënaqur me…

Nov 14, 2019 | 23:24
SHPËRNDAJE

Edi Reja, trajneri i Kombëtares, ka folur për mikrofonin e “Supersport”, pas ndeshjes duke thënë:

bandicam 2019-11-14 23-01-59-083

Barazimi ndaj Andorrës? “Nuk mund të jemi të kënaqur me këtë ndeshje që kemi bërë. Nuk më pëlqeu qëndrimi i disa lojtëreve në fushë, nuk më pëlqeu loja, por as rezultati”.

Golat e pësuar? “Sot u treguam mëndjelehtë, na vuri në vështirësi ana mendore dhe psikologjike. Ne kemi bërë paraqitje më të mira sesa kjo. Nuk e kuptova pse ishim të lëxueshëm dhe të parashikueshëm, në lojën tonë. E kishim parashikuar këtë gjë, dhe nuk kuptova dot këtë rezultat dhe rendiment”.

Pikët e humbura? “Kishim zgjedhje të limituara. Gjasula ishte i skualifikuar. Bare rrezikonte ndeshje me Francën. Kundër Andorrës, u përshtata nivelit të saj. Ajo që nuk më pëlqeu ishte manovra e ekipit., që ishte e ngadaltë. Doja më shumë nga skuadra dhe nga këta lojtarë”.

Nuk e kuptuan rëndësinë e ndeshjes lojtarët? “Ishte gjëja e parë që bërë, pasi u grumbullova, i tregova rëndësinë e ndeshjes. Shqipëria ka sëmundje kundër skuadrave më të dobëta se ajo që mbyllet në mbrojtje. Kundër skuadrave që sulmojnë del në lojën e saj. Jam i zhgënjyer nga ky rezultat. Ishim më ekspertë dhe më teknikë dhe shpresoja në një rezultat më pozitiv.”

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura