“Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe nuk e njohin ende”- Ilir Demalia: Edhe pse i ndaluar, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka…

Jul 8, 2020 | 22:49
SHPËRNDAJE

A studiohet sa duhet shkrimtar Gjergj Fishta? Ilir Demalia duke marrë shkasë nga një artikull i gjatë për të, thekson se e viganin e veriut nuk e njohim ende sa duhet.

143252

Sipas tij, edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar

Ilir Demalia:

Mësuese Pertëfja, At Fishta dhe unë.

Mësuese Pertefja! Të jam mirënjohës për jetë për çfarë më ke mësuar,  dhe njëkohësisht të kërkoj falje për shqetësimet e shumta që të kam dhënë në klasë. Më emocionove jashtë mase me shkrimin dhe mesazhet e t’ua, që pa lejen tuaj po i ndaj me miqtë e mi.

Dje në orët e vona, mora një mesazh nga mësuesja ime e letërsisë dhe gjuhës në gjimnaz, zonja Pertefe Leka. Bashkë me mesazhin më dërgonte  dhe një link të një shkrim-analize të gjatë dhe me mjaft interes  për Viganin e Veriut, publikuar në gazetën “Illyria” në New York në muajin maj. Mbrëmë isha i lodhur dhe nuk e lexova shkrimin. Sot pasi e lexova u preka jashtë mase deri në përlotje.

Sot flasin shumë për Fishtën për modë, dhe më e keqja, nuk e njohin ende. Po atëherë?!!

Ja çfarë shkruan mësuese Pertefja në një frazë të kësaj analize të gjatë dhe të vlefshme për t’u lexuar, jo për frazën, por për vlefshmërinë e shkrimit për Viganin e Veriut At Fishta, dhe mirënjohjen time ndaj mësueses së mrekullueshme zonja Pertefe Leka.

Një gjë është e vërtetë se Gjergj Fishta edhe pse i ndaluar, pa shkak, nga politika e gabuar, kurrë nuk ka qenë i harruar. Kam pasë nxënës që më pyesnin -pse nuk e mësojmë Fishtën—(edhe sot e mbaj mend studentin tim, Ilir Demaliaj, kur insistonte me pyetje rreth Fishtës, e merrja për provokim ) ndihesha “fajtore” që nuk mund t’i përgjigjesha, por gëzoja që mendjendrituri Fishta ka depërtuar e nuk do t’i shuhet kurrë drita e tij. Kam përjetuar një ngjarje të trishtë, kur në Gjimnazin tonë, “K.Kristoforidhi”, merrnin mësime edhe nxënës të një shkollë profesionale, ku jepte mësim Prof.Pal Doçi, mësues historie, njeri shumë i ditur, të cilin në mes të ditës e arrestuan në shkollë. Atë kohë bëri bujë të madhe dhe përflitesh se citonte vargjet e Fishtës… Këto ngjarje na bënin të mbyllnim gojën e të mos i përmendnim personalitete të shquara shqiptare.

Por sot, veprat e Fishtës duhet t’i njohim në themel çdo mësues letërsie, siç kanë shkruar nxënësit e tij “interpretonte para nesh si aktor”sepse veprat e tij përveç anës artistike e përshkrimeve madhështore, në të gjitha gjinitë, kanë vlera njohëse për historinë, gjeografinë, estetikën, gjuhësinë, filozofinë, dramaturgjinë

Mesazhet me mësuesen:

Unë; Si je mësuese Pertefe? Faleminderit për shkrimin për Fishtën dhe sigurisht do ta lexoj. Uroj të jeni mirë.

Mesuese Pertefja: Të uroj çdo të mirë. Të  ndjek me Luanin në diskutime, bravo qe guxon . Je i vetmi  nga nxënësit që ma kërkoje Fishten, por unë nuk e kisha guximin tënd të jepja përgjigje, kur unë me babën mësues i kisha lexuar diskutuar e mësuar përmendsh disa poezi te Fishtes.

Pyetjes tuaj atëherë “Pse nuk e mësojmë Fishtën” të cilën e kam cituar edhe në shkrimin  që do të lexosh me emrin tënd, besoj qe i kam dhënë përgjigjen e duhur.

Atë që nuk e bëra dot me nxënësit e mi e bëra sot për studente e shkollarë se po humbet poezia patriotike dhe kultura  e të mësuarit letërsi e traditës së mirë.

Paç shëndetin qe të përballosh luftën kundër padrejtësive Uroj fitore.

Unë: Me ke emocionuar shumë me shkrimin mësuese Pertefja. Të falënderoj!

Mësuese Pertefja: Më gëzove shumë qofte e mbarë dita Vazhdo te bësh punë të mira se Shqipëria ka nevoje për të tillë « rebele» me zemër të madhe.

Fishta për Shqiptarinë dhe Albanologjinë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura