Sot festonte ditëlindjen, si humbi jetën në aksident 46-vjeçari. Në makinë ishte me… (EMRI)

May 27, 2020 | 17:56
SHPËRNDAJE

Tragjedi në ditën kur do duhet të ishte duke gëzuar me familjen dhe të afërmin. Një shqiptar 46-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e të mërkurës në një aksident rrugor në Bolonja të Italisë.

5ece81f50c5e0sokol keci

Viktima është identifikuar nga mediat italiane si i quajtur Sokol Keci.

Mësohet se 46-vjeçari ishte në timonin e një “Fiat Dukat” kur u përplas me një “Fiat 500” dhe me një furgon. Dyshohet se ai ishte duke udhëtuar me shpejtësi të lartë.

Nga aksidenti, mbeti e plagosur partnerja që ndodhej në makinë me të.

Shqiptari ishte banor prej shumë vitesh në Bolonja dhe sot festonte 46-vjetorin e lindjes.

aksidenti aksidenti1 aksidenti2 aksidenti4 aksidenti5

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura