Sot është shef i njohur kuzhine, por ja çfarë punonte Renato Mekolli kohë më parë

Nov 12, 2018 | 14:41
SHPËRNDAJE

Që kur nisi emisioni “Hell’s Kitchen”, shefi i njohur i kuzhinës Renato Mekolli ka bërë bujë në media për shkak të përplasjeve të forta me konkurrentët dhe situatës së tensionuar gjatë emisionit.

 

renato

Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “Thumb”, ku ka zbuluar se për të arritur deri këtu, i është dashur një rrugë e gjatë dhe se ka ndërruar profesione nga më të ndryshmet, të cilat e kanë ndihmuar të bëhet ai që është sot.

“Unë kam shitur gërvisht dhe fito. Kam punuar edhe si murator me babin ne Greqi. Por kam larë edhe pjata dhe kjo pjesa ‘Ua ka larë pjata ua kështu ua ashtu’, më duket shumë false te njerëzit. Dhe situata e showbiz-it shqiptar, sepse bëjnë sikur kanë filluar gjithmonë nga lart. Ndërkohë ne jemi një vend kaq i varfër. Dhe i shikon të gjithë me veshje te bukura me rroba të mira. Por ata s’kanë bukë të hanë dhe shumica shesin pordhë”, është shprehur Renato.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura