“Sot është bllokuar gjysma e Tiranës, demostrim force, terror apo frikë?!”

Apr 4, 2018 | 8:28
SHPËRNDAJE

“Masat policore jane te tilla sikur eshte arrestuar e po denohet ndonje grupim i forte terrorist”.

proteste policia5

Kështu e përshkruan deputeti i PD Tritan Shehu situatën sot në Tiranë, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, ku do të jepen masat e sigurisë për 23 të ndaluarit e protestës së Kalimashit. Mësohet se forca të shumta policie janë pranë gjykatës, pasi ekziston frika se mund të ketë përshkallëzim të situatës nga protesta e qytetarëve që kërkojnë lirimin e të ndaluarve.

Statusi i plotë:

tritan shehu

Demostrim force, terror apo frike?!
Sot eshte bllokuar gjysma e Tiranes.
Behet gjyqi i disa qytetareve te varfer, qe ju kundervune pershkallzimit te mizerjez.
Masat policore jane te tilla sikur eshte arrestuar e po denohet ndonje grupim i forte terrorist.
Ne fakt ky rregjim po tregon tiparet e tij te verteta, arrogancen e panikun.
Gjithmone bashkejetojne keto.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura