“Sot doktor Hatibi e fitoi betejën e tij me Covid-19”, Manastirliu: Ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor

Aug 15, 2020 | 10:24
SHPËRNDAJE

manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiriliu ka reaguar pas lajmit se doktori i njohur i Sanatoriumit, Alban Hatibi është shëruar nga koronavirusi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa e quan lajm të mirë, thotë se këto janë ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor.

Reagimi i ministres Ogerta Manastirliu:

alban hatibi mjek manastirloui

Një lajm i mirë në këto ditë të vështira për sistemin tonë shëndetësor, në përballjen e pazakontë me COVID19!

Dr. Alban Hatibi, mjeku i përkushtuar prej 30 vitesh në shërbimin e reanimacionit në spitalin “Shefqet Ndroqi” sot e fitoi betejën e tij me Covid19?

#BASHKË

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura