Sot dita e parë e shkollës, flasin prindërit: Nuk jemi dakord me orët e shkurtuara, por janë më mirë se mësimi online

Sep 27, 2021 | 8:57
SHPËRNDAJE

prinderNxënësit në të gjithë Shqipërinë shkojnë sot në ditën e parë vitit të ri shkollor 2021-2022.

Sot nisi viti i ri shkollor 2021-2022. Me masat anti-Covid nxënësit do të kenë mundësinë të ndjekin rregullisht procesin mësimor nëpër klasa mësimin.

Për Neës24, prindërit e tyre shprehin rezerva për orët e shkurtuara dhe turnet, por thonë se është shumë më mirë se mësimi online.

PRINDËR (1): Klasa e djalit tim është me dy turne. Nuk jemi dakord, orët janë të shkurtra. Mësuesit janë të vaksinuar, orët duhet të ishin normale.

PRINDËR (2): Klasë të dytë djali, të shohim çfarë turni është.

PRINDËR (3): Nuk e di si do të jetë mësimi, turni i parë 8 me 10. Nga 30 minuta ora. Për kushtet s’kemi çfarë të bëjmë

PRINDËR (4): Ne si prindër nuk na vjen mirë. Orët e shkurtra, por do përshtatemi. Ne jemi dhe në orare pune, ka vështirësi, duke patur parasysh që djali është më i rritur. Shumë më mirë se mësimi online.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura