Vllaznia dhe Apolonia do të zbresin nesër fushën e “Loro Boriçit” për të matur forcat teksa Kategoria Superiore vazhdon me bojkotimin e kampionatit.
Klubi shkodran bën me dije nëpërmjet një njoftimi për shtyp se testi me fierakët do të luhet një orë më herët, pra jo në orën 17:00, por në orën 16:00.
Kujtojmë që ditën e sotme skuadrat zbresin në fushë për të demonstruar bojkotin e kampionatit si kundërpërgjigje e klubeve të Kategorisë Superiore për mosplotësimin e kërkesave ligjore, financiare, etj.
Njoftimi i Vllaznisë
NDRYSHIM ORARI
Ju bëjmë me dije se ndeshja e nesërme miqësore ndaj Apolonisë e planifikuar pêr t’u luajtur në orën 17:00, do të startojë 60 minuta më herët, pra në orën 16:00.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al