“Sot betejën e ke me koronavirusin, jo me opozitën” – Bardhi i përgjigjet Ramës: Nuk e kemi problem që zbaton masat e propozuara nga Basha, por …

Mar 17, 2020 | 16:21
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në facebook i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Rama për kren e PD-së, Lulzim Basha.

gaz bardhi

Bardhi thekson se PD nuk e ka problem që Rama zbaton masat e propozuara nga kreu i demokratëve, Lulzim Basha, por kërkon që ti zbatojë të gjithë pikat pa asnjë vonëse.

Më tej, ai thekson se Rama sot betejën nuk e ka me opozitën, por me koronavirusin, prandaj zbatimi i masave të propozuara nga PD do e bënte më të lehtë betejën për çdo shqiptar.

Reagimi i Bardhit:

Edhe na kopjon, edhe na sulmon! Nga vila e tij 2 milionë euro në Surrel, Edi Rama, i papërgatitur dhe pa ide, hedh ndonjë batutë të lodhur në tëitter para se të adoptojë masat e propozuara nga PD.

Të kemi thënë që ditën e parë: ne nuk e kemi problem që ti merr dhe zbaton masat e propozuara nga Lulzim Basha, përkundrazi. Në këto kohë të vështira ne po të kërkojmë publikisht të zbatosh të gjitha propozimet tona dhe pa asnjë vonesë të mëtejshme. Sot betejën nuk e ke me opozitën, por me koronavirusin.

Prandaj pa humbur më kohë nga komplekset, fillo zbatimin e tyre një orë e më parë. Sa më shpejt t’i zbatosh të gjitha, aq më mirë do të jetë për çdo shqiptar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura