Sot afati i fundit/ Bizneset dynden në QKB të ndryshojnë kodin e aktivitetit, Tatimet: Si të veproni kur ju refuzohet ndihma

| 7:35
SHPËRNDAJE

Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës Kombëtare të Biznesit ditën e djeshme kishte më shumë se 20 persona që prisnin në radhë.pjimage

Disa prej tyre kishin ardhur që në orën 6.30. Të gjithë kanë të njëjtin shqetësim. Duhet të saktësojnë kodin e aktivitetit, pasi po hasen si me refuzimin e ndihmës ekonomike, ashtu dhe probleme me E-Albania për të marrë lejen për të ushtruar aktivitetin.

Shumë biznese u ndodhën dhe para paradoksit, ku nga njëra anë po u refuzohej ndihma si për paketën e parë ashtu dhe për të dytën dhe nga ana tjetër sistemi që menaxhohet nga E-Albania nuk u u jepte leje të punonin.

Të tjerë nuk përfituan nga paketa e parë, ndonëse ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura, por në të dytën dhe si rrjedhoje  përfitojnë pagesëm 40 mijë lekë një herë dhe jo 26 mijë lekë pë tre muaj, pra rreth 50% më pak.

Nuk kishte shkuar akoma ora 8 e mëngjesit, por para Qendrës Kombëtare të Biznesit ditën e djeshme kishte më shumë se 20 persona që prisnin në radhë. Disa prej tyre kishin ardhur që në orën 6.30. Të gjithë kanë të njëjtin shqetësim. Duhet të saktësojnë kodin e aktivitetit, pasi po hasen si me refuzimin e ndihmës ekonomike, ashtu dhe probleme me E-Albania për të marrë lejen për të ushtruar aktivitetin.

Shumë biznese u ndodhën dhe para paradoksit, ku nga njëra anë po u refuzohej ndihma si për paketën e parë ashtu dhe për të dytën dhe nga ana tjetër sistemi që menaxhohet nga E-Albania nuk u u jepte leje të punonin. Të tjerë nuk përfituan nga paketa e parë, ndonëse ishin në listën e aktiviteteve të mbyllura, por në të dytën dhe si rrjedhoje  përfitojnë pagesëm 40 mijë lekë një herë dhe jo 26 mijë lekë pë tre muaj, pra rreth 50% më pak.

Drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj, tha në një intervistë për “Monitor Ekonomi” se Problematika kryesore që ne kemi patur gjatë këtyre ditëve për akordimin e pagës së luftës ka qenë kjo: “një biznes ka qenë i regjistruar me një subjekt aktiviteti, ndërkohë që faktikisht e ushtron aktivitetin e një objekti tjetër që i përket edhe një kodi tjetër. Është e pamundur nga ana e adminstratës tatimore që të kontrollojë 117 mijë biznese aktive, pra janë bizneset të cilët duhet të specifikojnë kodin e tyre të aktivitetit.

Personat fizikë duhet t’a bëjnë pranë e-albania sepse shërbimi është i ofruar online, ndërkohë që të gjithë subjektet e tjera mund të shkojnë pranë sporteleve të QKB-së dhe të specifikojnë kodin e aktivitetit ekonomik. Të gjithë ato subjekte të cilët mendojnë që janë përfitues të paketës sipas vendimit të Këshillit të Ministrave dhe sipas udhëzuesit që është i publikuar në faqen e drejtorisë së tatimeve, mund të ankohen nëpërmjet një procedure ankimimi.

Gjithashtu edhe ato individë të cilët duan të ankohen se punëdhënësi i tyre nuk aplikon për marrjen e pagës së tyre të luftës mund të ankohen nëpërmjet një procedure tjetër e cila është e afishuar në faqen e tatimeve. Këtu i referohem atyre individëve, të cilët në bazë të masës 2 të paketës janë të larguar nga puna dhe punëdhënësi nuk pranon të aplikojë, atëherë cdo individ mund të ankohen nëpërmjet një adrese emaili duke plotësuar të dhënat në formularin e caktuar, dhe ne do të marrim masat që, nëse ai është përfitues të marrë pagën e luftës”, tha Ibrahimaj.

Sot afati i fundit i ankimimit për paketën e parë

Tatimet kanë njoftuar se të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM nr.254 datë 27.03.2020, por kërkesa e tyre është refuzuar, se afati përfundimtar për të paraqitur ankesën e tyre është deri në orën 12.00 të datës 29.04.2020.

Tatimet tërheqin vëmendjen se është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit. Monitor

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.