Sot afati i fundit/ Banorët e Himarës nuk ndalen: Mos na prishni banesat

Oct 31, 2016 | 11:48
SHPËRNDAJE

Për të disatën ditë me rradhë, banorët e Himarës kanë dalë sërish sot në protestë përpara Bashkisë së qytetit, duke kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre, pasi është parashikuar projekti për rikonstruktimin e qendrës së Himarës.

shembja himare

Me pankarta në duar, qytetarët i kanë drejtuar thirrje kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, si dhe kryeministrit Edi Rama që mos tu shemben banesat.

Në një lidhje direkte nga Himara, gazetari i ‘News24’, Enrik Mehmeti pohoi se projekti parashikon se do të shemben rreth 19 banesa në zonën e vijës bregdetare.

“Nuk do lejojmë të na prishen banesat. Kërkojmë konsultim për planet e zhvillimit”, thanë banorët.

ndertimet-pa-leje-e1477908840404

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit i kishte dhënë 5 ditë kohë banorëve për t’u larguar nga banesat, ndërsa sot ishte afati i fundit.

Ndonëse sot duhet të kishte nisur aksioni, IKMT nuk ka ndërmarr ende asnjë hap. Ditën e djeshme reagoi edhe Ministria e Jashtme greke, e cila ka shprehur shqetësimin për prishjen e këtyre banesave. Ata theksuan se kjo çështje nëse nuk zgjidhet do të ndikojë negativisht për negociatat e integrimit të Shqipërisë në BE.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura