Sot 8 raste të reja në Berat, mes tyre një mësuese dhe një efektiv policie. Ja si u infektuan

Jul 5, 2020 | 12:42
SHPËRNDAJE

Ne 24 oret e fundit, Berati shenoi 8 raste te reja me koronavirus, duke e cuar keshtu numrin e te prekurve ne kete qytet ne 16 persona.mjeke te infektivi tampon

News 24 raporton se njëri prej rasteve është një punonjës policie dhe një mësuese anglishte në një nga shkollat e Beratit.

Ne total, të infektuarit me koronavirus janë 6 meshkuj dhe 2 femra, ata i përkasin moshave nga 32-87 vjeç dhe janë të gjithë kontakte të rasteve të mëparshëm.

Po ashtu bëhet e ditur se një çift të moshuarish, përkatësisht 87 dhe 86-vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre, gruaja 45-vjeçare që rezultoi e prekur disa ditë më parë dhe u dërgua në gjendje të rëndë drejt Spitalit të Infektivit.

Ndërkohë, 4 raste janë kontakte të të burgosurit në IEPV-në e Beratit, që u infektua gjatë qëndrimit 3-mujor në banesë për shkak të pandemisë.

Edhe punonjësi i policisë dhe mësuesja e anglishtes, testet e të cilëve rezultuan pozitivë me Covid-19 janë kontakte të rasteve të mëparshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura