14 vjet nga Otranto. Familjarët, apel për drejtësi

Mar 28, 2011 | 9:20
SHPËRNDAJE

VLORE- Sot, plot 14 vjet nga tragjedia e Otrantos, ku 81 persona, mes te cileve edhe femije humben jeten ne det e 24 te tjere nuk u gjeten, familjaret zhvilluan nje ceremoni perkujtimore ne Portin e Vlores ne kujtim te viktimave.  Ishte 28 Marsi i vitit 1997, kur anija shqiptare “Katri i Rades” me 120 persona ne bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”.

Familjaret akuzojne dhe kerkojne drejtesi, duke i bere apel shtetit t’i perfaqesoje ne gjyq ne Itali dhe kerkojne largimin urgjent te avokates Natasha Shehu, e cila sipas tyre vetem ne ndihme nuk u ka ardhur, perkundrazi ka perfituar shumat e atyre qe nuk jetojne me. “I kerkojme shtetit te hetojne ndaj ketij personi dhe te bllokoje asetet qe ajo ka ne Shqiperi, pasi disponon shume te medha qe ka perfituar nga demshperblimi i femijeve tane”- tha dje, ne emer te familjareve te viktimave, Pushime Çala.

Procesi ne Itali ende nuk eshte mbyllur. Gjykata e Shkalles se Pare, cilesoi fajtor kapitenin italian te anijes “Sibilla”, si shkaktar te perplasjes. Nderkohe qe prej disa muajsh ceshtja eshte ne Apel, ku prokurori ben fajtor shqiptaret. Sipas tij, shqiptarët nuk i janë përgjigjur thirrjeve të anijes luftarake “Sibilla” që të ndalonin dhe t`u jepej ndihma e nevojshme.

Dje, ne emer te familjareve te viktimave, Pushime Çala ka bere apel per drejtesi. Sipas saj, vijon që prej 14 vjetësh një tragjedi, pasi proceset vazhdojne nga pala italiane ndërsa pala shqiptare nuk ka marrë asnjë masë për t’i kërkuar llogari fajtorëve për këtë tragjedi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura