Sot 10 vite pa Arbën Xhaferin, deputeti i PD: Kontribuoi fort për stabilitetin e rajonit, kundërshtoi projektet që binin ndesh me interesat tona

Aug 15, 2022 | 9:39
SHPËRNDAJE

Deputeti i PD, Tritan Shehu ka kujtuar sot përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-politikanin shqiptar nga Maqedonia e Veriut Arbën Xhaferin, i cili u nda nga jeta në vitin 2012.

tritanshehu

Teksa kujton njohjen me të, Shehu thotë se mungesa e tij është e pazëvendësueshme.

Shehu e kujton Xhaferin si “nje lider vizionar, me “fytyren” te kthyer nga Perendimi, qe punoi shume jo thjesht per PDSh, per shqiptaret aty, per vendin e tij, por shume me gjere. Ai kontribuoi fort per stabilitetin e Rajonit tone, per rrugen europiane te tij.

Arber Xhaferin

I vendosur per te kundershtuar projektet, qe binin ndesh me interesat tona te medha, autoret e tyre. Por gjithmone i hapur per dialog, gjithmone shume miqesor”.

POSTIMI I PLOTE

Sot 10 vite pa Arbën Xhaferin- nje mungese e pa zevendesueshme kjo!

E kam njohur per here te pare ne Tetoven plot debore, ne dimrin e ashper te 1994, nje dite perpara se te zgjidhej Kryetar i partise, ne ate Kongres te veshtire aty.

Qe nga ai cast u beme miq te mire se bashku.

Nje lider vizionar, me “fytyren” te kthyer nga Perendimi, qe punoi shume jo thjesht per PDSh, per shqiptaret aty, per vendin e tij, por shume me gjere.

Ai kontribuoi fort per stabilitetin e Rajonit tone, per rrugen europiane te tij.

I vendosur per te kundershtuar projektet, qe binin ndesh me interesat tona te medha, autoret e tyre.

Por gjithmone i hapur per dialog, gjithmone shume miqesor.

Do ta kujtojme vazhdimisht si nje vlere e vecante per te gjithe ne.

Duhet kujtuar edhe sepse mesazhet e tij jane gjithmone aktuale e orientuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura