“Soros e njeh Berishën vetëm si emër”/ Rama i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit për bashkëpunimin me filantropin: Ja çfarë kam përfituar nga miliarderi

Sep 27, 2021 | 22:36
SHPËRNDAJE

rama-soros-berisha

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ku ky i fundit ka thënë se kreu i qeverisë ka bashkëpunuar me miliarderin George Soros për ta shpallur non-grata ish-kryeministrin.

Në një intervistë për emisionin “Open”, Rama thotë se Soros e njeh Berishën vetëm si emër. Sipas kreut të qeverisë, shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës Sorosit për shkak të investimeve që ai ka kryer në vendin tonë.

Gjithashtu Rama thotë se Soros ka mbështetur reformën në drejtësi që është ndërmarrë në Shqipëri përmes një investimi prej gjysmë milioni euro. Rama e quan George Sorosin si mikun e tij, dhe se prej tij nuk ka përfituar asgjë.

Rama: Tani unë ju them këtë që miliarderi Soros, Sali Berishën e di se kush është si emër por nuk e ka në asnjë radar të shqetësimeve të tij. George Soros është një nga njerëzit që shqiptarët duhet t’i jenë mirënjohës. Soros ka qenë njeriu që ka investuar, duke qenë një antikomunist, një hebre që iku nga vendlindja e tij, ka investuar për të ndihmuar hapjen e shoqërive të mbyllura. Këtu në Shqipëri po ju sjell një fakt. Me paratë e Sorosit, janë ndërtuar ekzaktësisht 275 shkolla, 100 mln dollarë në vitet 90’ dhe pas 1997. Janë në inventor shkollat. Ka bërë që në 92’-95’ të diplomohen jashtë vendit 700 studentë shqiptarë. Ka bërë dhe shumë gjëra të tjera.

Pyetje: Edhe për reformën në drejtësi?

Rama: Pajtetër. Fondacioni Soros ka bërë edhe shumë gjëra që tek ndihma për tërmetin. Ka ardhur në Shqipëri në atë kohë, ka biseduar me mua dhe opozitën, ka qenë e qartë se ai do mbështesë reformën, për të lehtësuar sistemin ad-hoc për pagesën e konsulentëve të huaj. Ka ardhur ish-kryeprokurori i Kroacisë dhe shumë njerëz. Sa ka financuar, gjysmë milioni dollarë. Është një njeri që është bërë gogol me qëllim nga forca konservatore për shkak të influencës që ai ka. Unë e quaj veten mik dhe jam krenar që jam mik. E kam thënë dhe kur në Shtëpinë e Bardhë ishte armiku i tij, Donald Trump. Çfarë kam fituar nga Soros? Asgjë. E kam pasur një përfitim por që nuk ka lidhje me politikën.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura