Fitoi “Oscar”-in e Operas, Ermonela: Kush i dedikon jetën pasionit, gjithmonë fitues

May 16, 2016 | 8:18
SHPËRNDAJE

Publiku në mbarë botën e zgjodhi “Oscar”-in e vet në opera. Është Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare me famë botërore që ka rrëmbyer zemrat e gjithë dëgjuesve. Ajo është shpallur mbrëmë në një ceremoni gala në “The Savoy Theatre”, në Londër, fituese e “International Opera Awards”, e nominuar në kategorinë “Reader’s Award”.

Ermonela Jaho

Ermonela Jaho

Me finesën që e karakterizon, ajo është ngjitur në skenën e teatrit. Çdo hap i saj është komentuar në faqen e “International Opera Awards” në “Twitter”. Pasi ka marrë çmimin, e gjithë salla ka rënë në heshtje, ku diva shqiptare do të interpretonte për publikun.

“Nuk do të mbeteshin më sy të përlotur, pasi Ermonela Jaho të këndonte arien ‘Mamma usciva da casa nga ‘Zaza’ e Ruggero Leoncavallo- s”. IOA do të komentonte me superlativa “të mrekullueshmen” Ermonela Jaho.

Sopranoja është përzgjedhur për çmimin e publikut nga juria e “International Opera Awards”, me kryetar John Allison, kryeredaktor i “Opera Magazine” dhe kritik i muzikës klasike në “The Daily Telegraph”. Ermonela Jaho ishte në garë krah emrave të njohur të muzikës lirike ndërkombëtare Juan Diego Flórez, Danielle De Niese, Joyce DiDonato, Michael Fabiano, Gerald Finley, Dmitri Hvorostovsky dhe Eva-Maria Westbroek.

Votimi i publikut nga mbarë bota u zhvillua online. Në ceremoninë e mbrëmshme u ndanë dhe të tjerë trofe për zërat lirikë më të mirë në botë. “International Opera Awards” u ngritën në vitin 2012. Kanë për qëllim rritjen e vizibilitetit të operës si formë arti, njohjen dhe vlerësimin e suksesit të artistëve të kësaj fushe, si dhe gjenerimin e fondeve për t’u dhënë bursa Mbrëmë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të “International Opera Awards” studimi talenteve të reja të operës në mbarë botën.

Pas cmimit, ajo ka falenderuar gjithë mbështetësit. “Dua te falenderoj te gjithe admiruesit e artit tim neper bote dhe vecanerisht ne Shqiperi per mbeshtetjen dhe dashurine…..Kushdo qe i dedikon jeten pasionit te tij eshte gjithmone fitues… Ju dua te gjitheve”- shkruan ajo në profilin e saj në FB.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura