Sonila Meço jep lajmin e keq ‘Agon Channel mbyllet, akuza shtetit’

Oct 10, 2015 | 11:49
SHPËRNDAJE

image_85

Prezantuesja e njohur Sonila Meço ka deklaruar përmes postimeve në rrjetet sociale se televizioni Agon Channel ku ajo drejtonte emisionet më të ndjekura si ‘Kontrata’, ‘Surpriza je ti’, nuk do ketë më transmetim.

Në një postim në Facebook ajo ka shkruar:

“Nje projekt qe e nisem me shume deshire, per arsyet qe bashkojne profesioniste ne nje sipermarrje te madhe. Kush ben televizion e di c’do te thote te jetosh me te, ta provosh gjer ne kocke sembimin qe shkakton ngacmimi i te qenurit perballe publikut.
Larg pritshmerive tona, ne pamundesine reale per te imagjinuar me te keqen, sepse puna ne media nuk te le kohe te besh plane B, C e D, sot shteti ndali sinjalin pasi per 5 muaj me radhe nuk i doli per zot qytetareve te vet. Ndali nje histori, tonen, te publikut qe na ndiqte, te kolegeve te mi, por nuk mbyll dot nje maredhenie qe tejkalon sinjale e logo. Nese sot jemi te trishtuar per kete ndalese te sforcuar, neser do te jemi me te motivuar, duke rikujtuar arsyet per te cilat nisem kete projekt: deshira per te bere nje televizion cilesor e pasioni per te kryer punen qe dime te bejme me mire. Faleminderit!!!!”

11

Ndërsa në Instagram është shprehur se “Ketu ndalet nje histori qe nisi ne 5 prill 2013… Por nuk mund te mbyllet, sepse pushtetet jane te perkohshme, shtypi e mediat te perjetshme”.

Në komentet e ndjekësve të saj të cilët e kanë pyetur nëse Agon Channel falimentoi ajo është përgjigjur ‘nuk falimenton Agon Channel. Shteti bllokon cdo llogari nepermjet se ciles mund te kryen pagesat. Madje per te cituar kreun e qeverise: gagarele dhe e degjeneruar”

22

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura