Sondazhi kombëtar/ Kush i fiton zgjedhjet e 25 prillit?! Opozita e bashkuar kalon PS-në! Si është projeksioni i votave në Elbasan dhe në Shkodër

Feb 23, 2021 | 23:15
SHPËRNDAJE

Mbrëmjen e sotme është publikuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

77aad9cb-ca31-4cf4-b5d6-b5378c3e7d73

Sipas të dhënave të këtij sondazhi të transmetuar në Rtv Ora, Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare kanë pësuar rritje nga 19 janari. PD dhe partitë e tjera rriten me 1% nga 19 janari, PS dhe LSI bien me 1%.

Sipas Antonio Noto në krahasim me një muaj më parë është vënë re një afrim mes dy partive kryesore, pasi PS ka njohur një rënie ndërsa PD është rritur. LSI ka nga 8-12% të votave, por ka një rënie të lehtë.

Sondazhi tregon se Partia Socialiste fiton nga 41-45%, ndërsa PD fiton nga 34 deri në 38%, e ndjekur nga LSI me 8-12%. Koalicioni i opozitës pa PDIU-në arrin fitoren në rreth 50%.

Sipas sondazhit, PDIU merr 1-3% të votave. Nëse do të kishte një mbledhje të votave koalicioni opozitar merr nga 43 në 53% të votave. Të pavendosur janë 27%.

Metodologjia e ndjekur është e njëjtë me sondazhin e parë. Janë pyetur 2000 persona. Intervistat janë kryer me celular dhe telefona fiks. Është kampion përfaqësues i popullsisë elektorale në Shqipëri. Marzhi i gabimit është 3%.

Tirana vazhdon të ketë pjesën më të madhe të qytetarëve të pavendosur dhe qarku që do të ketë ndikimin më të madh në zgjedhje. Kryeqyteti mban 31.8% të totalit të të pavendosurve në vend.

Sa i përket qarkut të Elbasanit, sipas sondazhit, Partia Demokratike pëson rritje, ndërsa rënie të lehtë pëson PDIU-ja.

43-47% do të votonin PS, 29-33% PD, 8-12% LSI, 4-6% PDIU dhe 7-11% partitë e tjera. Ajo çfarë vihet re nga zgjedhjet e 2017 është fakti se PS, LSI kanë rënie dhe PD ka rritje. Fuqinë në këtë qark e ka humbur PDIU, me më shumë se gjysmën e votave.

Opozita e bashkuar shfaqet fituese në qarkun e Shkodrës me një shifër prej 55.5%, kundrejt 34% të Partisë Socialiste.

Lidhur më vitin 2017 PS ka humbur një 1%, ndërsa PD ka pësuar një rritje me 10%. LSI po ashtu ka pësuar një rënie prej 1.5%. PDIU ka pësuar një rënie më 0.5% në këtë qark nga viti 2017.

Ndërkohë, në Shkodër shohim një rritje të madhe të partive të tjera me rreth 8%.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura