Sondazhi i Panorama Sport/ “Lufta” e ashpër për vendin e tretë, ja ekipi që zgjedhin votuesit

Mar 19, 2018 | 23:00
SHPËRNDAJE

Panorama Sport botoi javën e kaluar, sondazhin në lidhje me garën e ethshme që po zhvillohet në Superiore, për vendin e tretë që të siguron një biletë në turet e Europa League. Plot 5 ekipe janë në luftë, dhe diferencat mes tyre janë aq të vogla, sa pozicionet e skuadrave ndryshojnë çdo javë, si parakalimet e makinave në një garë Formula 1.

panorama sport

Por, ishin vetë votuesit që dhanë mendimin e tyre, se cili ekip do ia dilte të arrinte të zinte këtë pozicion. Flamurtari me 33% të votave, ka marrë më shumë vota, edhe pse ndiqet ngushtë nga ekipi i Partizanit, me 31%. Luftëtari e Laçi, morën më pak vota, përkatësisht nga 18% dhe 15%, ndërsa në fund qëndron ekipi i Kamzës me vetëm 3% të votave.

sondazhi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura