Sondazhi i CNN nxjerr fitues Donald Trump, Clinton shpreson te konventa

Jul 25, 2016 | 23:31
SHPËRNDAJE

Amerikanët do të vendosin më 8 nëntor se cili do të jetë President për katër vitet e ardhshme.clintontrump_030116getty

Gara mes Donald Trump dhe Hillary Clinton për Shtëpinë e Bardhë duket se do të jetë e fortë deri në minutat e fundit.

Një sondazhi i fundit i organizuar nga CNN tregon se kandidati i nominuar nga Partia Republikane kryeson me 44% të votave.

Nga ana tjetër kandidatja e Partisë Demokratike, ish-Sekretarja e Shtetit gëzon mbështetjen e 39% të votuesve.

Në sondazh janë përfshirë dhe dy kandidatë të tjerë, Gary Johnson i Partisë Liberale që ka marrë 9% dhe Jill Stein i nga Partia e Blertë me 3%.

Kurse në sondazhin kokë më kokë, Trump ka marrë 48%, kurse Clinton 45%.

Kandidati Republikanë ka marrë 6 pikë më shumë pas mbajtjes së konventës së partisë së tij.

Kurse konventa e Demokratëve nis sot nga ku Cliton pritet të përfitojë për të fituar edhe më shumë simpati.

Ky sondazh e paraqet Trump në pozitat më të mira kundër Clinton që prej shtatorit të vitit 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura