Sondazhi i ANSA-s, ja për kë do të bëjnë tifo italianët në Botëror

Nov 24, 2017 | 23:13
SHPËRNDAJE

Pas mbetjes jashtë Botërorit të Rusisë, tek Italia duket se gjërat janë qetësuar disi, edhe pse kjo ishte një nga disfatat më të mëdha në të gjithë historinë e futbollit italian. Tifozët, edhe pse të detyruar, duket se do të bëjnë tifo për yjet e përfaqësueseve të tjera në Rusi.

tifozet italiane

Sipas një sondazhi të agjensisë “ANSA”, gjysma e italianëve nuk do ta shohin fare Botërorin, ndërsa gjysma tjetër mbetet e ndarë mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

Piepoli

Përsa i përket skuadrës që do të bëjnë tifo, 29% deklarojnë se nuk do të jenë me asnjë ekip tjetër, 14% shprehen se nuk e kanë vendosur ende, ndërsa 9% kanë zgjedhur Gjermaninë.

Piepoli

85% e të anketuarve pëlqen një trajner italian, për të zëvendësuar Venturën, ndërsa emri më i pëlqyer në listë, qëndron Karlo Ançeloti, me 31%, e më pas vijnë emra të tjerë si Antonio Konte apo Marcelo Lipi.

Piepoli

 

Piepoli

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura