SONDAZHI/ Homoseksualët zbulojnë bindjet politike, ja për kë do të votojnë në 21 Qershor

Jun 8, 2015 | 16:38
SHPËRNDAJE

Komuniteti homoseksual në Shqipëri është ndarë sa i përket preferencave që për kryebashkiakun e ardhshëm të Tiranës.

Erjon Veliaj me perfaqesues te LGBT

Në një sondazh të zhvlilluar nga LGBTI si pjesë e një projekti të ProLGBT thuhet se “Portali i lajmeve për të drejtat e njeriut historia-ime.com (projekt i ProLGBT) ka zhvilluar një sondazh me persona të komunitetit LGBTI në Shqipëri në lidhje me qëndrimet e tyre ndaj zgjedhjeve të qershorit. 100 persona të vetidentifikuar si LGBTI u përgjigjën pyetjeve të këtij sondazhi nga 27 maj deri në 8 qershor”.

Sondazhi

A jeni të kënaqur nga puna e Lulzim Bashës në Bashkinë e Tiranës?

69 % Jo, aspak

22 % Pak i kënaqur

9 % Mjaftueshëm i kënaqur

A do të votoni në zgjedhjet e qershorit 2015?

62 % Po

22 % Jo

16 % të pavendosur.

Kë favorizojnë?

50 % zakonisht kur votojnë, favorizojnë PS

24 % votojnë për PD

26 % nuk votojnë për asnjërën nga këto dy parti

Çfarë mendojnë për kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi?

22.22 % është i duhuri për Tiranën

45.45 % Nuk më bind akoma

32.32 % nuk do të votojnë për të.

A janë të kënaqur nga puna e Erion Veliajt si minister?

33 % Po

41 % Jo

26 % nuk kanë mendim.

Çfarë mendojnë për kandidatin Halim Kosova?

20.20 % Më pëlqen, do votoj për të

33.33 % nuk kanë mendim

46.46 % Nuk do e votoj.

Kush doni ju që ti fitojë zgjedhjet?

21.21 % Halim Kosova

39.39 % Erion Veliaj

28.28 % Gjergj Bojaxhi

11.11 % tjetër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura