“Solidarizohemi me popullin shqiptar”, tifozët e ekipit grek shpalosin banderolën në shqip

Nov 30, 2019 | 19:11
SHPËRNDAJE

Solidarizimi për momentin e vështirë që po kalon Shqipëria për shkak të tërmeteve, ka qenë i madh nga të gjithë.ÓÏÕÐÅÑËÉÃÊÁ / ÁÅÊ - ÏÓÖÐ / SUPERLEAGUE / AEK - OLYMPIAKOS

Një mbështetje e madhe për vendin tonë ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët. Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh.

Ditën e sotme kur skuadra e tyre e basketbollit është duke luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.”77348306_436016683703085_9134379605812051968_n

Pikërisht edhe banderola është e shkruar në shqip, dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura