“Solidariteti ishte i jashtëzakonshëm”- Rama konferencë me Presidenten e KE-së në Bruksel: Fondet e mbledhura përtej të gjitha pritshmërive

Feb 17, 2020 | 18:55
SHPËRNDAJE

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se Shqipëria nuk do të jetë vetëm, duke theksuar se gjatë konferencës së sotme të donatorëve, janë tejkaluar të gjitha pritshmëritë.

ursula

Ursula von der Leyen: Ne ju detyrohemi mbijetuesve që kanë humbur të dashurit dhe shtëpitë e tyre për t’i ndihmuar. Sot, Komiteti Ndërkombëtar premtoi ta ndihmojë Shqipërinë në rindërtim. Shqipëria nuk është vetëm, është një partner i rëndësishëm dhe mik i Bashkimit Evropian. Jam shumë e kënaqur që BE-ja kanë angazhuar 400 milion euro. Sot i tejkaluam të gjithë pritshmëritë. Komuniteti Ndërkombëtar ka mbetur 1 miliardë e 150 mijë euro për Shqipërisë.

Nga ana e tij, kryeministri Edi Rama tha se konferenca e donatorëve kishte tejkaluar të gjitha pritshmëritë, duke nënvizuar se edhe me gjysmën e fondeve, do të ishte kthyer pa ankth në Shqipëri.

rama 2

Rama: Mirënjohje e jashtëzakonshme dhe e papërshkrueshme për Presidenten e komisionit, e cila është kyç për atë që arritëm sot dhe që tejkaloi edhe imagjinatën time. Nuk do ta harroj kurrë telefonatën tënde ndërsa kthehesha nga zonat e dëmtuara rëndë, për të shkuar dhe për të ndejur bashkë me ato familje që humbën dy të tretat e pjesëtarëve të familjes së tyre. Përtej fjalëve mjaft të sjellshme, ju premtuat se do të ishit bashkë me mua në këtë përpjekje. Do të kërkoja edhe himnin e Liverpulit. Është tejet e jashtëzakonshme dhe më mbush zemrën ajo çka dëshmuat. Do të thoja që nga të gjitha gjuhët që përshëndeta të pranishmit. Është e jashtëzakonshme se si solidariteti u përhap dhe u shpërfaq prej zemrës së Evropës këtu në Bruksel. Matet me atë solidaritet të pamatshëm dhe nevojën prej zemre të treguar. Është një nga ato momente ku dikush mund të bëhet mistik dhe të mendojë dhe të thotë se diçka magjike ka ndodhur. Me 40% të shumës do të ktheheshim në Shqipëri pa ankth, thamë me 50% do të ishte mrekulli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura