VIDEO/ “Solidaritet me çunat problematikë”, Bardhi ironizon Ramën: Flet si banda e Shijakut, vepron si ajo e Lushnjës dhe vjedh si…

May 28, 2020 | 12:55
SHPËRNDAJE

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një reagim në facebook ka ironizuar kryeministrin Edi Rama.

rama bardhi

Bardhi shprehet se një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Më tej Bardhi vijon duke thënë se Rama flet si Banda e Shijakut, vepron si ajo e Lushnjës, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, si dhe i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit!

“Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!” shkruan Bardhi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura