“Solidaritet kombëtar”/ Parlamenti grek miraton me shumicë votash zgjerimin me 12 milje detare në Jon

Jan 20, 2021 | 22:19
SHPËRNDAJE

Parlamenti grek ka miratuar me një shumicë të fortë shtrirjen e ujërave territoriale në 12 milje detare në Detin Jon, duke forcuar arsenalin diplomatik të vendit në funksion të fillimit të raundit të ri të kontakteve kërkimore midis Greqisë dhe Turqisë.

bouli-telow

Me votën e 284 deputetëve, ligji jep dritën jeshile për zgjerimin e ujërave territoriale në Kretë dhe zona të tjera “në kohë dhe në kushte”, siç tha kryeministri, “që qeveria zgjedh“.

Votën pro ligjit e dhanë edhe pesë parti opozitare duke dërguar, sipas vëzhguesve politikë, një mesazh të solidaritetit kombëtar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura