Sokol Sadushi, drejtor i Shkollës së Magjistraturës edhe për 4 vite

Nov 14, 2018 | 18:57
SHPËRNDAJE

Sokol Sadushi do të jetë drejtor i Shkollës së Magjistraturës edhe për një mandat të dytë katërvjeçar. Njoftimi bëhet nga vetë ky institucion që përgatit gjyqtarët dhe prokurorët në vendin tonë.

sokol-sadushi-333333

“Sot, më datë 14.11.2018, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës bazuar në pikën 1/c të nenit 248 dhe 250 të ligjit nr. 115/2016, ‘Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë’, pas një konkurrimi të hapur dhe transparent, emëroi z. Sokol Sadushi drejtor të Shkollës së Magjistraturës, për një mandat të dytë katërvjeçar”, thuhet në njoftim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura