Sokol Hoxha zbulon amanetin e Enverit para se të vdiste: Ja çfarë më tha

Dec 9, 2017 | 12:59
SHPËRNDAJE

Sokol Hoxha, djali i ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha zbulon në një intervistë të dhënë për “Panorama” amanetin e fundit që i la i ati.

lili

Ai tregon se ende nuk e di pse ishte i preferuari i te atit. “Nuk di ta them me saktësi. Ndoshta për zgjedhjet e drejta që kisha bërë në jetë, gjë që ma ka thënë disa herë. Më vjen keq që nuk i jam hapur, madje kur ai më është hapur, unë i jam mbyllur”- thote ai ne “Panorama”.

Ai zbulon se Enveri e kishte pike te dobet nusen e tij, Lilianen. ” Vërtet e ka pasur pikë të dobët. Këtë e them jo se është gruaja ime, por ai ma ka theksuar disa herë. Ndoshta se Liliana ishte vajzë populli me cilësitë e veta që ai ia vlerë sonte aq shumë, si ndjeshmëria, idealizmi dhe mospajtimi me padrejtësitë”- thote ai dhe shton se kjo gje kishte krijuar shqetesim te familja.

Sokoli tregon amanetin qe i la Enveri 9 ditë para se te vdiste. “Tetë apo 9 ditë para se të vdiste, amaneti i tij ishte të ruheshim dhe sidomos të ruaja Lilianën. Ma ka thënë troç: “Ruajuni dhe sidomos ruaj Lilianën”= thote ai.

Pyetur nga “Panorama” se “Ç’do të thoshte me ruajunin”?, ai pergjigjet:

Siç kishte kuptuar qëllimin kundër atij vetë muajt e fundit të jetës, kishte kuptuar sidomos qëllimin kundër nesh. Me këtë donte të na bënte vigjilentë doemos pa u futur ai vetë në detaje, kur ishte evidente se pjesa tjetër e familjes, filluar nga mamaja, ishte totalisht e lidhur me Ramiz Alinë.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura