Sofia e re e Arian Çanit: Si e prita batutën e tij për gjoksin tim të vogël

May 16, 2016 | 13:39
SHPËRNDAJE

Është vetëm 19 vjeçe dhe mund të themi se qëlloi në shenjë me goditjen e parë, pasi publiku i “Zonës së Lirë” e pëlqeu sa e pa. E pagëzuara e Arian Çanit si Sofia e programit të tij, Andonia Dobi flet për këtë eksperiencë të parë në televizion, si asistente e një programi me audiencë.

Modelja, e cila udhëton çdo të premte nga Gjirokastra për të qenë në orën 21:00 në “Tv Klan” rrëfen paskuintat e punës së saj, batutat e Çanit për të, dhe ofertat tunduese që ka marrë nga sipërmarrës të botës së modelingut, vetëm pak javë pas shfaqjes në ekran.

dsffaewft

Jeton në Girokastër, qyteti prej të cilit udhëton për të qenë prezente të premten në “Zonë e Lirë”. Si po e përballon çdo javë?

Unë vij nga Gjirokastra për te “Zonë e Lirë” dhe shpesh njerëzit më shohin çuditshëm dhe më pyesin: “Si ia del të vesh e të vish?” Dhe e vetmja përgjigje që mund t’u jap është fraza e mençur e dikujt: Në qoftë se do të ecësh në jetë, duhet të marrësh parasysh dhe sakrificat. Dua të them që unë jam person që gjërat që bëj, i bëj me shumë qejf dhe ardhja ime te “Zonë e Lirë”çdo të premte është një kënaqësi më vete për mua.

Kush të sjell në Tiranë?

Babi ose mami me raste, por udhëtoj edhe vetëm tashmë.

Ndërkohë si po të duket puna e asistentes së Arian Çanit, je përshtatur me punën në televizion?

Televizionin e ndjeva pjesë timen që në emisionin e parë që dola, prandaj mund të them se televizioni më është përshtatur më së miri.

Ndodh që bëhesh dhe ti pjesë e batutave të Arian Çanit. Si e prite komentin e tij për gjoksin e vogël?

Jo vetëm unë, por çdo vajzë që do të ishte në vendin tim te “Zonë e Lirë”, duhet të marrë parasysh çdo batutë të Çanit. Prandaj dhe unë i kam marrë parasysh se ai do të bëjë çdo lloj batute lidhur me mua dhe me të ftuarit, ashtu sikurse ishte batuta e gjoksit. (qesh)

Në paskuintat e emisionit si sillet me ty, për çfarë të këshillon më tepër?

Më këshillon në lidhje me qëndrimin ose veshjen, gjëra të tilla.

ahhaa

Çfarë marrëdhëniesh krijon me të ftuarit, duke u nisur nga fakti që je ti ajo që i pret dhe i përcjell në studio? Të ka kërkuar dikush, për shembull, numrin e telefonit?

Sa për të ftuarit, jo nuk më ka kërkuar ndonjëri numrin e telefonit.

Pas shfaqjes për herë të parë në ekran, ke marrë ndonjë ofertë tunduese këto kohë?

Po, që në momentin e parë që dola te “Zonë e Lirë” ofertat speciale u shtuan çdo ditë e më shumë, si brenda, por edhe jashtë Shqipërisë. Çdo gjë në lidhje me modelingun, sepse imazhi im i ndihmon duke qenë më i plotësuar. Nuk mund të them asgjë më shumë për momentin, deri sa t’i realizoj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura