Socialistët në ankth për kabinetin e ri, ministri i Ramës tregon talentin në muzikë

Aug 19, 2017 | 15:10
SHPËRNDAJE

Ndërsa shumica e socialistëve janë në ankthin e pritjes së emrave të kabinetit qeveritar, ka mes tyre edhe nga ata që po e kalojnë me sportivitet këtë punë, duke u marrë me pasione të tjera, jashtë politikës.

Pak kohë më parë, “Panorama” publikoi një video ku Eduard Shalsi luante si DJ në një club të Beratit, por tani, Ministri për Çështjet Vendore, ka nisur të luajë një vegël të re, mandolinën.shalsi

“Panorama” ka siguruar këtë video ku ministri po luan në një restorant, nën shoqërinë e miqve me mandolinë, tingujt e serenatës korçare. Mësohet se se kjo vegël është pasioni i tij i vjetër, pasi në kohën kur ndiqte studimet në Tiranë, ai luante rregullisht në mandolinë.

Me sa duket, tashmë si deputet i qarkut Korçë, Shalsi e ka gjetur veten mirë në këtë zonë, serenatat e së cilës i luan me zell në mandolinë.

Eduard Shalsi by panoramaon

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura