“Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona”- Basha takon votues të zhgënjyer të PS-së. Qytetari: Po e gris këtë teser se nuk ka vlerë për mua!

Apr 14, 2021 | 16:49
SHPËRNDAJE

Kreu i opozitës Lulzim Basha u ndal sot në Paskuqan, në periferi të Tiranës, ku takoi një grup socialistësh që iu bashkuan PD-së.

“Socialistët janë vëllezërit dhe motrat tona”, tha kryedemokrati, i cili theksoi se nuk do ta shpërdorojë besimin e tyre, që janë dyfish të zhgënjyer nga kjo qeveri.

Njëri prej anëtarëve të Partisë Socialiste e grisi teserën e kësaj force politike në prani të Lulzim Bashës.

PJESË NGA BISEDA

Nazmi Xhepa: Jam një votues tradicional i të majtës. Por në rast deri dje ishte nevojë sot është domosdoshmëri ndryshimi, sepse premtoi vende pune dhe e largoi rininë atje ku e dinë të gjithë, premtoi ringjallje ekonomike dhe e çoi në krizë, premtoi vende pune dhe bëri atë që bën, premtoi shëndetësi falas dhe e solli… Nëse sot nuk bëhet ndryshimi faji është i joni.

Lulzim Basha: Përgjegjësia tani është e njerëzve për fëmijët tuaj dhe familjet tuaja. Unë ju falënderoj! Besnikërinë më të parë e keni ndaj familjeve tuaja, ndaj Shqipërisë. Të garantoj nga zemra që i bashkohesh ndryshimit dhe të garantoj që nuk do ta shpërdoroj besimin e të gjithë shqiptarëve. As të socialistëve të ndershëm, se jeni dyfish të zhgënjyer.

Petrit Marku: Unë sot në prezencën tate do e gris këtë teser partie se nuk ka asnjë vlerë për mua.

tesera.1

Qytetari: Ky është personi i duhur për në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura