“Snow men”/ Si u kapën mes borës 4 trafikanët, po shkëmbenin drogën

Jan 13, 2017 | 9:35
SHPËRNDAJE

Katër persona janë vënë në pranga nga policia pas operacionit “Snow men”, që përfundoi me sekuestrimin e 60 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.

bora

Policia njofton se ka arrestuar shtetasit Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë,  Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë, Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasit e lartëpërmendur, dyshohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndës së dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në afërsi të autostradës Tiranë – Durrës pranë fshatit Domje, Qaf Kashari, shinat e trenit etj.

Policia njofton se kishte informacione se këta shtetas se do bënin një shkëmbim të një sasie të konsiderueshme lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në zonën e Domjes pranë autostradës Tiranë – Durrës.

Si u kapën 

Policia konstatoi dy automjete, një “Ford” dhe një “Opel”, të cilat kanë ndaluar pranë njëra tjetrës me disa persona në brendësi të tyre, e më pas kanë kaluar në një fushë pranë shinave të trenit.

Menjëherë është bërë nderhyrja nga ana e policisë dhe është ushtruar kontrolli në automjetet e mësipërm, ku janë gjetur 6 thasë të zinj me lëndë të dyshuar narkotike të llojt Cannabis Sattiva, në pjesën e bagazhit dhe 4 thasë të tjerë në sediljen e pasme të automjetit tip “Ford”.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 58 kilogram e 600 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojtë Cannabis Sattiva

– 2 automjete (Ford dhe Opel)

– 6 aparate telefonik celular të markave të ndryshme Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të ” Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

Te arrestuar 

• Ylber Gega, 45 vjeç, banues në Fushë Krujë.

• Ylber Zllami, 36 vjeç, banues në Tiranë.

• Albert Ajdini, 27 vjeç, banues në Tiranë.

• Leonard Çela, 37 vjeç, banues në Tiranë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura